Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihen ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.