Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda prokurorisë, bëjnë të ditur se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.
Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.
“Sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kanë qenë me mua ne jull”, kishte shkruar Mujka në një reagim. BetimipërDrejtësi