Pas rrahjes në mes të ministrave e deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë beson që “veprimet e bandave në Kuvend të Kosovës i kemi parë”.
Ajo nuk ka dashur që të komentojë tutje rrahjen në të cilën ka qenë edhe vet e përfshirë.
“Besoj që veprimet e bandave në Kuvend të Kosovës i kemi parë, prandaj edhe ato mjaftojnë”, ka thënë Haxhiu.
Njësoj nuk ka komentuar as ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Po besoj i keni parë të gjitha, keni qenë aty”, është shprehur Murati, duke u larguar.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë
-
Haxhiu: Kemi rënë dakord me të gjitha partitë për votimin e raportit të verifikimit të mandateve
-
Haxhiu insiston se respektuan procedurat: Dorëheqjet si ministra i kemi dhënë me kohë
-
Haxhiu: Ndaj VV-së po bëhet luftë hibride
-
Deputeti i PDK-së kërkon që ministrja e Drejtësisë të japë dorëheqje