Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është politikani më qesharak dhe më i dëmshëm në historinë e re të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Kurti ka ndërtuar një kala prej letre, e cila sipas tij do të bie në mënyrë siç është ndërtuar.
“Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre! Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja ‘politikanit të fortë’ i vet Albinit dhe zmbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës. Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtuar një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj: Kurti shpenzon më së shumti para duke i ushqyer 'zagarët' që fyejnë shqiptarët
-
Haradinaj: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës
-
Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë
-
Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq e më keq Kosovës
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës