Arbëri

Mot me shi të dielën në Kosovë

Moti

Mot kryesisht i vranët, i cili do të përcillet me shi, pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.