Arbëri

Osmani vlerëson kontributin e EULEX-it në sundimin e ligjit

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar kontributin e EULEX-it në takimin lamtumirës me shefin e këtij misioni, Lars-Gunnar Wigemark, të premten.

Në takimin me Wigemarkun, sipas njoftimit të Presidencës, Osmani diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in për tejkalimin e këtyre sfidave.