Arbëri

Franca: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut me qasje kompromisi

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka thënë se është kyçe për sigurinë e Evropës që menjëherë të ndalen tensionet në veri të Kosovës. 30 ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime, ndërsa tre nga ta nga armët e zjarrit gjatë protestave të serbëve në tri komunat në veri, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, kundër ushtrimit të detyrës brenda objekteve të komunave nga kryetarët e rinj.

“Është më se kyçe se kurdo herë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavolinën e negociatave me qasje kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit për qytetarët serbë dhe kosovarë”, ka thënë zëdhënësja e MPJ-së së Francës, Anna-Claire Legendre.