Arbëri

KFOR-i fton Kosovën e Serbinë të marrin përgjegjësi për situatën në veri

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës. KFOR-i bëri të ditur se të hënën janë parandaluar kërcënimet për jetën e qytetarëve.

“Për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimin, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për çfarë ndodhi dhe parandaloni çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshiheni pas tregimeve të rreme”, thuhet në njoftim.