Arbëri

Begaj: Askush s’mund t’i vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

 

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ka thënë se askush s’mund t’i vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet.

Në një reagim në Facebook të hënën në mbrëmje, Begaj e ka quajtur të papranueshme dhunën ndaj KFOR-it nga serbët.