Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha thirrje për serbët në veri që të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka cilësuar gjendjen në veri si shqetësuese dhe të rrezikshme për vendin.

Pas takimit të Komisionit ku u diskutua situata e Sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit, Berisha tha se është dashur që të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Situata në veri është shqetësuese, e papranueshme dhe e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sot do të duhej që Kuvendi të ftonte seancë të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit. Grupet kriminale në veri duhet të ndalen dhuna dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, u shpreh Berisha. /EO