Arbëri

Inaugurimi i presidentit të Malit të Zi mbledh liderët e Ballkanit

Pas një kohe të gjatë, liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të shtunën në një vend.

Të gjithë u mblodhën në Podgoricë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili bëri betimin dhe mori detyrën para 200 të ftuarve.

Në rreshtin e parë u ulën të gjithë liderët rajonalë, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo u ul pranë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në rreshtin e parë ishin edhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Me tubimin e liderëve rajonalë, Milatoviq i ka konkretizuar njoftimet që i ka bërë më herët, përkatësisht se prioritet i tij do të jetë bashkëpunimi rajonal.

Milatoviq ka thënë se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, se do të punojë në promovimin ekonomik të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Arritja e presidentes Vjosa Osmani në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq