Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të hënën (15 maj) do të takohet në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq në kuadër të dialogut.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçaku ka thënë se është e rëndësishme që palët t’i kenë të qartë hapat në dialog.
“Unë do të kem diskutim të njëjtë edhe nesër në Beograd dhe do t’i takoj dy kryenegociatorët z. Bislimi dhe z. Petkoviqi të hënën në Bruksel. Ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin dhe kështu që duhet të kuptohemi plotësisht për hapin e parë të dytë dhe tretë. Ky ishte qëllimi. Ne kemi pasur një diskutim shumë intenziv, por shumë të rëndësishëm e të dobishëm me Kurtin”, ka thënë ai.