Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti.
Të pranishëm në sallën ku do të mbahej mbledhja kanë qenë vetëm pesë deputetë.
Kryetari i komisionit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se kanë pritur 20 minuta dhe se mbledhja ka dështuar.
Në rend dite për shqyrtim në këtë mbledhje kanë qenë Raporti me amendamente i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2022.