Arbëri

Ndizen flakadanët në Prekaz

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Manifestimi “Nata e Zjarreve” është mbajtur në Prekaz, duke shënuar kështu edhe përmbylljen e manifestimit mbarëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe heroizmit të Komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mijëra qytetarë janë grumbulluar te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku u ndezën flakadanët pranë shtëpisë së familjes Jashari e deri në kompleks.