Kryeredaktori i mediumit “Telegrafi”, Muhamet Hajrullahu, ka deklaruar se zhvillimet teknologjike e kanë ndryshuar edhe mënyrën e raportimit, por sipas tij, kjo nuk do të duhej të paraqiste problem për mediat profesionale.
Ai ka thënë në "Kofrontin" e KTV-së të enjten se parimet e mirëfillta të gazetarisë duhet respektuar, në mënyrë që gazetari të jetë i besueshëm tek audienca.
“Zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar , s’është më ajo gazetaria që e kemi nisur. Tash kanë ndryshuar rrethanat dhe kemi përgjegjësi para publikut. Jam anëtar i Këshillit së Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) dhe kemi takime mujore. Aty vijnë ankesa për mënyrën e raportimit”, ka deklaruar Hajrullahu.
Sipas tij, mediumet profesionale dëshmohen në ngjarjet e rënda dhe me ndjeshmëri të lartë.
-
Hajrullahu: Kandidatët po ruhen nga premtimet, po kuptojnë peshën e fjalëve
-
KMSHK-ja ngre alarmin për ndikimin negativ të teknologjisë në raportimin e saktë
-
Hajrullahu: S’ka model se si të kontrollohen komentet
-
Hajrullahu: S’është mirë që Kosova të mos ketë institucione kur të vijë vendimi i Speciales
-
Hajrullahu: Kosova s’duhet të mbetet pa institucione, në kohën e vendimit të Speciales