Arbëri

Takimi i nesërm Kurti - Vuçiq, kjo është agjenda e takimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të takohet me kryeministrin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell pritet të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të prononcohet për media.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell, duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.

Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./KSP