Arbëri

ORCA kërkon përjashtimin e profesorëve Dugolli e Kastrati nga UP-ja

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka kërkuar që profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati t'iu shqiptohet masa e largimit nga Universiteti i Prishtinës, pasi Senati i UP-së e ka konfirmuar vendimin e Këshillit të Etikës, se profesorët kanë kryer plagjiaturë.

ORCA tha të hënën nëse nuk ndëshkohen dy të apostrofuarit, përgjegjës për kompromentimin e sistemit arsimor dhe të integritetit akademik janë rektori i UP-së, Qerim Qerimi, kryetari i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.