Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka quajtur politikanen serbe Rada Trajkoviq, si “turpi më i madh i popullit serb”.
Reagimi i Bërnabiqit në Twitter erdhi pasi Trajkoviq për “Danas” kishte thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke kërkuar nga amerikanët amnisti për vete dhe familjen e tij e po ashtu për kriminelët në veri të Kosovës, në këmbim të pranimit të propozimit franko-gjerman.
“Ai në fakt po përpiqet t’i heqë të gjitha përgjegjësitë e mundshme nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga mjedisi kriminal, si Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq, përmes projektit të afrimit me administratën amerikane”, ka thënë Rada Trajkoviq. “Ai po kërkon amnisti për familjen e tij , veten e tij, si dhe për klanin rreth tij – për atë që duhet të bëjë – të pajtohet me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Ndërkohë Bërnabiq ka reaguar duke thënë se “Vuçiqi ka luftuar për ta kthyer Kosovën në agjendën e fuqive botërore”.
“Ti Rada Trajkoviq je turpi më i madh i popullit tonë. Nuk ka më të madh. Është pikë. Konkurrenca këto ditë është e ashpër, por vështirë që dikush mund të arrijë. Aleksandar Vuçiqi luftoi, kur gjithçka kishte përfunduar, për ta kthyer Kosovën e M. sërish në agjendën e fuqive botërore, ai e luftoi vetë. Ky është krimi i tij?” – ka shkruar Bërnabiq.
Vi ste, @trajkovic_rada, najveća sramota našeg naroda. Ne postoji veća. Tačka. Konkurencija je ovih dana oštra, ali teško ko može da vas stigne. @avucic se izborio, kada je već sve bilo gotovo, da KiM ponovo bude na agendi svetskih sila. Sam se izborio za to. To je njegov zločin? pic.twitter.com/EUmGcAsMEF
— Ana Brnabic (@anabrnabic) February 6, 2023