Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se Kosova ia ka ofruar Turqisë të gjitha kapacitetet profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje, pas termeit të fuqishëm që lanë qindra të vdekur.
Ai shkroi në Facebook të hënën se në këto çaste të vështira për popullin turk, lutjet janë për ta, ndërsa uroi që “numri i viktimave dhe i dëmeve të jetë sa më i vogël”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta. Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë”, shkroi Mehaj.
Qindra persona vdiqën në Turqi dhe në Siri nga dridhjet e tokës që nga orët e hershme të së hënës.