Arbëri

Institucionet heshtin për rastet e mësimdhënësve “ngacmues seksual”

 

Ngacmimet seksuale të mësimdhënësve ndaj nxënësve, tentohen të fshihen nga menaxhmenti i shkollave, thonë nxënësit. Se rastet e tilla nuk raportohen nga shkollat e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Arsimit. E për mësimdhënësit të cilët janë raportuar për ngacmim seksual, institucionet e drejtësisë kanë qenë të mbyllura për dhënien e informacioneve për ecurinë e proceseve penale ndaj tyre

Gjatë vitit 2022, te Këshilli i Nxënësve të Kosovës, u raportuan në mënyrë anonime tri raste të ngacmimeve seksuale nga mësimdhënësi në një shkollë në Komunën e Suharekës.

Ditjon Fetahu, kryetar i Këshillit Rinor Kosovar, në kuadër të të cilit bën pjesë Këshilli i Nxënësve, tregon se përkundër tentimit të nxënësve për ta zbardhur rastin, menaxhmenti i shkollës nuk u interesua.