Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka thënë se është e zhgënjyer me vlerën prej 105 euro të koeficientit të pagave. Kjo federatë ka kërkuar që të nisin me urgjencë negociatat për Kontratën Kolektive Sektoriale e që shtesat prej 60 eurosh të vazhdojnë deri të shpallet fundi i pandemisë së COVID-19.
Në një komunikatë për media të enjten, Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka dalë me pesë konkluzione.
Në pikën e parë është shprehur zhgënjimi me vlerën e koeficientit. Në pikën e dytë, FSSHK-ja ka kërkuar me urgjencë të niset negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale, ndërsa më pas në pikën e tretë kërkohet që të vazhdohet shtesa prej 60 eurove deri të shpallet fundi i pandemisë COVID-19. Po ashtu është kërkuar që të miratohet shujta prej 60 eurosh për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë e të bëhen publike koeficientet për stafin mbështetës në të gjitha nivelet shëndetësore.
Për të gjitha këto, FSSHK-ja ka thënë se pret reflektim të Qeverisë para se të ekzekutohen pagat për muajin shkurt.
Me Ligjin për pagat, mjeku specialist do të ketë pagë 1260 euro, mjeku i përgjithshëm 777 euro, ndërsa infermierët nga 535 deri në 588 euro bruto.

-
SBASHK-u kërkon rritje pagash
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron protestë kundër rritjes “së vogël” të pagave
-
Propozimet e opozitës që rëndojnë buxhetin me 570 milionë euro refuzohen nga pushteti
-
Vozitës të autoambulancave të një QKMF-je kërkojnë rishqyrtimin e koeficientit të pagave
-
Nga rritja e koeficientit presidentes do t’i rritet paga për 90 euro, policëve për 25