Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se tensionimi i marrëdhënieve nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me SHBA-në është i barabartë me tradhti kombëtare.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kurti e ka hequr njohjen nga dialogu.
“Kurti ua ka shti lakun në fyt me rritje çmimesh e me lodhje përtokë të ekonomisë dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria. Pavarësisht që kishim të drejtë për targat, sovranitetin, e të tjera, miqtë tanë si SHBA na këshillonin t’i shtyjmë për një kohë më të përshtatshme ato vendime sepse serbët provokonin konflikt në emër të targave dhe konflikti i ri i konvenonte vetëm Rusisë e Serbisë. Kurti me kokëfortësi insistonte për targat të cilat ashtu kështu nuk u implementuan. Erdhën barrikadat, dalja e serbëve nga institucionet e u dorëzua Veriu. NJOHJA u harrua nga perëndimi në kornizën e re të dialogut dhe tani ata insistojnë për asociacionin”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se “për gjithkënd mund të punojë Kurti, por me këto veprime vetëm për Kosovën jo”.