Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se përpjekjet e grupeve kriminale për ta bërë veriun një zonë kriminale do të dështojnë, pas sulmit të së premtes ndaj Policisë në Zveçan.
Përmes një shkrimi në Twitter, Sveçla ka thënë se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të krijojnë atmosferë frike dhe pasigurie duke shënjestruar zbatuesit e ligjit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga grupet kriminale. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka shkruar ai në Twitter.
Një patrullë policore në Banjskë-Izvor të Zveçanit është sulmuar me armë zjarri të premten, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Siç thuhet në njoftim, si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në xhamin e veturës nga ana e shoferit, që sipas Policisë, dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.