Arbëri

Shefi i mbrojtjes së Letonisë për sulmin në veri: Qëllimi ishte t’i zvogëlojnë aktivitetet e paqeruajtësve

 

Shefi i mbrojtjes së Letonisë, Leonids Kalnins, ka thënë të martën se qëllimi i njerëzve që sulmuan trupat letoneze të KFOR-it në veri të Kosovës ishte që t’i zvogëlonin aktivitetet e paqeruajtësve.

Në një intervistë për “Baltic Times”, Kalnins nuk beson se pas këtij sulmi është rritur niveli i kërcënimeve ndaj paqeruajtësve letonezë. Shtoi se do ta vazhdojnë misionin e tyre.