Shpërndahen serbët që protestuan afër kufirit në Jarinjë

Shpërndahen serbët që protestuan afër kufirit në Jarinjë
Pas afro dy orëve janë shpërndarë dhjetëra serbë, të ekstremit të djathtë, që ishin mbledhur në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.
Protesta, që ishte thirrur nga dega në Serbi e grupit paramilitar rus Wagner, ishte përcjellë me tensione. Pati këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës, ndërsa po ashtu edhe thirrje se “Kosova është zemra e Serbisë”. Po ashtu pati edhe sharje, fyerje e kërcënime ndaj shqiptarëve, ndërsa edhe sharje në drejtim të ushtarëve të KFOR-it që po qëndronin në pikën kufitare në Jarinjë në territorin e Kosovës.
Në një moment një grup i serbëve kishte kaluar pjesën e parë të kordonit të policisë së Serbisë, e po tentonte të futej drejt Jarinjës, por u ndal nga policia serbe. Pati konfrontim mes palëve, e po ashtu u arrestua njëri nga ta.
Në protestë u panë disa me logo të Wagnerit, ndërsa u dogj nga protestuesit me maska edhe një pankartë ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.
Në vijën e parë të protestës ishte Damjan Knezheviq që ka lidhje me grupin paramilitar famëkeq rus Wagner.
Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës
Protestuesit kanë arritur të kalojnë grupin e parë të policëve serbë që po kontrollonin turmën.
U afruan te pika kufitare, ku po priste grupi tjetër i policëve.
Ka pasur arrestime në mesin e protestuesve, ndërsa edhe përleshje.
Damjan Knezheviq, njeri i afërt me grupin paramilitar rus, Wagner, është në vijën kryesore të protestës. Protestuesit u ka bërë thirrje policëve “të futen në Kosovë”, ndërsa ka pasur edhe sharje për “NATO-n”, në drejtim të trupave të KFOR-it që kanë shtuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë.
Protestuesit po kërkojnë lirimin e të arrestuarit nga policia serbe.
Pas afro dy orëve pjesa dërrmuese e protestuesve janë shpërndarë.
Tubohen serbët në afërsi të kufirit në Jarinjë, digjet një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”
Dhjetëra serbë janë tubuar në anën e Serbisë në afërsi të kufirit në Jarinjë. Protesta është thirrur nga dega në Serbi e grupit famëkeq paramilitar rus Wagner.
Policia serbe është duke qëndruar para tyre, ndërsa po ashtu raportohet se janë shtuar forcat e KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë. Është vendosur edhe barrikadë me tela në kufi.
Me këngë anti-Kosovë e me thirrjet "Kosova është zemra e Serbisë", protestuesit me maska kanë djegur edhe një pankartë me shkrimin "Marrëveshja e Brukselit".
Ndër organizatorët e protestës është Damjan Knezheviq, një serb që ka lidhje me grupin paramilitar rus Wagner, raporton “The Geopost”.
“Nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne kemi ardhur për të treguar se ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244”, tha Knezheviq.
E ai ka folur edhe për televizionin rus “RT”.
“Nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, në territorin e Kosovës numri i serbëve është zvogëluar në 120 mijë. {do marrëveshje e re ka çuar më tepër te pavarësia e Kosovës. Politika e papërgjegjshme na ka sjellë te kjo situatë”, ka thënë Knezheviq.
Transmetuesi "Srbin-info", gjatë transmetimit tha se "Lista Serbe ka shkuar në shtëpitë e serbëve në veri të Kosovës dhe u ka thënë të mos tubohen".
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Tahiri: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit

Qeverisë i kërkohet që të mos e dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog

Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë

Osmani shpreson që shtetet e Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën në një të ardhme të afërt

Mbi dy mijë zjarre në dy muaj - shumica në ara

Gërvalla takon homologun e saj nga Singapori, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve shtetërore
Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në New York

Pushtet e opozitë me qëndrime të kundërta për ndërmjetësimin e BE-së në dialog

McGonigal pranon fajin, mori 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare

Lajçaku e njofton nënsekretarin e OKB-së për zhvillimet në dialog
