Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë tek ura e Ibrit në Mitrovicë gjatë mesditës të së mërkurës.
Sveçla është parë duke u futur në një kafene pranë urës.
Shkuarja e Sveçles në Mitrovicë ndodh një ditë pasi në veri të Kosovës pati shpërthime të njëpasnjëshme me granata dore dhe shok-bomba. Sulmet nisën pas mbërritjes së zyrtarëve zgjedhorë nëpër komisionet komunale zgjedhore në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Reagime për sulmet pati kryeministrin Albin Kurti, i cili paralajmëroi shtim të forcave policore në veri, ndërsa fajësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e tyre.
-
Sveçla: Ura do të hapet, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve
-
Sveçla: Largimi gradual i KFOR-it nga Ura e Ibrit lajm i mirë, Kosova po forcohet
-
Paralajmërimi dhe zmbrapsja nga hapja e urës qendrore në Mitrovicë
-
Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc
-
Kurti për hapjen e Urës: Po i bëjmë punët e shtëpisë