Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla shkon tek ura e Ibrit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë tek ura e Ibrit në Mitrovicë gjatë mesditës të së mërkurës.

Sveçla është parë duke u futur në një kafene pranë urës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkuarja e Sveçles në Mitrovicë ndodh një ditë pasi në veri të Kosovës pati shpërthime të njëpasnjëshme me granata dore dhe shok-bomba. Sulmet nisën pas mbërritjes së zyrtarëve zgjedhorë nëpër komisionet komunale zgjedhore në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Reagime për sulmet pati kryeministrin Albin Kurti, i cili paralajmëroi shtim të forcave policore në veri, ndërsa fajësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e tyre.