Presidenca e Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar një nga “chatbotët” e inteligjencës artificiale për të shkruar komunikatën për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës.
Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Presidencës, në fund është harruar edhe fjalia që zakonisht përdoret nga bashkëbiseduesit: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.

E komunikata njofton për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së.
Zakonisht, po që se u kërkohet diçka bashkëbiseduesve të inteligjencës artificiale, ata janë të programuar për të kthyer përgjigjen me aq sa kanë informata, por edhe të japin sugjerime nëse dëshironi diçka tjetër.
Kjo fjali ka qëndruar disa minuta edhe në postimin në Facebook. Më pas është edituar dhe është hequr.

-
Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së
-
Presidenca: Po presim verifikimin e kandidatëve të propozuar nga partitë për KQZ
-
Presidenca hap faqet e reja zyrtare: Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale
- Në kohë furtunash, Kosova nuk mund të eksperimentojë me presidentin
-
CIA nis fushatë për të rekrutuar iranianë