Arbëri

Një ditë pas incidenteve, situatë e qetë në veri

Një ditë pas incidenteve që ndodhën në veri të Kosovës, të mërkurën situata është e qetë. Ekipi i KOHËS që po qëndron në Mitrovicë të Veriut, nuk ka parë forca të shtuara të Policisë.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur.

Është raportuar për disa shpërthime.

Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Kryeministri Albin Kurti, pas incidenteve ka paralajmëruar se shtim të forcave të policisë në veri. Ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të martën ka theksuar se Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të këtyre sulmeve.

{gallery}