Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se është koha që Bashkimi Evropian, të ndalë tolerimin e politikës së Serbisë “edhe me Rusinë edhe me perëndimin’.
Sipas Tahirit kjo çështje duhet të zgjidhet në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili të martën do të mbahet në Tiranë.
“Edhe sa kohë BE-ja do ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite ‘edhe me Rusinë edhe me perëndimin’. Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndalë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon. Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çështje, ndër shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin, kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur”, ka shkruar Tahiri në Facebook.