Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak takohet me Bislimin: Duhet urgjentisht një zgjidhje për targa

Miroslav Lajcak - Besnik Bislimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është urgjente të gjendet një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

Lajçak në postim në Twitter ka njoftuar për bisedimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se është e papranueshme një përshkallëzim në terren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot, po diskutojmë për krizën aktuale në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht çështjen e targave. Ne urgjentisht duhet të gjejmë zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo eskalim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.