I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të mërkurën me raportuesen për Kosovëm në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
ka njoftuar se gjatë takimit me Von Cramonin është diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecurinë e dialogut.
“Diskutuam së bashku zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecuritë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Gjithmonë mirë të marrësh informatat nga dora e parë lidhur me punën në Parlamentin Evropian dhe angazhimet në rajon”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Good to meet with @ViolavonCramon today for one of our regular exchanges! We discussed the latest developments in the Balkans and the state-of-play in the ??-facilitated Dialogue. Always good to get a first-hand update on the work of the EP and its engagement with the region. pic.twitter.com/0KpeyVdN0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 28, 2022
Takimi i fundit në kuadër të dialogut i nivelit të lartë, është mbajtur më 18 gusht.
Ky takim është zhvilluar pas tensioneve të krijuara në veriun e Kosovës, ku serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentet e identifikimit.