Arbëri

Çitaku: Kurti po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë

Nenkryetarja e PDK-se, Vlora Citaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për mosplotësimin e kërkesave të mësimdhënësve nga Qeveria.

Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti : Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Kryeministri do ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të. Kjo mendësi nuk kalon”, ka shkruar ajo.