Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York të enjten edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka bërë të ditur përmes në një postimi në Twitter se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak.
Osmani e cila po qëndron në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë.