Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestojnë prindërit, kërkojnë hapjen e çerdheve

Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka protestuar kundër grevës në arsim, të enjten.

Me thirrjet “Hapni çerdhet”, prindërit kanë qëndruar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protesta ka vazhduar para zyrës së Sindikatës së Arsimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata kanë kërkuar nga SBASHK-u dhe Qeveria të gjejnë një zgjidhje derisa kanë potencuar se fëmijët nuk kanë faj.

Të hënën (19 shtator), këshillat e prindërve të institucioneve “Yllka” dhe “Dielli” iu bënë thirrje edukatoreve t'i hapin çerdhet.

Nga 25 gushti, mësimdhënësit janë në grevë me kërkesën që të marrin 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Image