Arbëri

“Të zëvendësohen poçet standarde”, publikohen masat për kursim të energjisë

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka numëruar 20 obligimet për institucionet publike në mënyrë që të kursehet energjia gjatë sezonit të dimrit, për të përballuar më lehtë krizën energjetike të paralajmëruar.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Rizvanolli ka thënë se këto masa fillimisht janë për sektorin publik dhe ndërmarrjet publike, ndërsa më vonë do të vlejnë edhe për sektorin privat.