Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka numëruar 20 obligimet për institucionet publike në mënyrë që të kursehet energjia gjatë sezonit të dimrit, për të përballuar më lehtë krizën energjetike të paralajmëruar.
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Rizvanolli ka thënë se këto masa fillimisht janë për sektorin publik dhe ndërmarrjet publike, ndërsa më vonë do të vlejnë edhe për sektorin privat.
Pikat që përfshihen në këto masa janë: zëvendësimi i poçeve standarde në LED, të ndalohet ngrohja ku s’ka prezencë fizike e të ndalohet ngrohja e ujit, përveç rasteve kur është e domosdoshme.
Të ndalen pajisjet elektrike në rastet kur nuk do të përdorën më shumë se 10 minuta; Të ndalohet përdorimi i klimave, veç në raste kur s’ka alternativa tjera; Të mospërdoret ndriçim në hapësira të brendshme gjatë periudhës kur ka ndriçim të mjaftueshëm; Të ndalet çdo billboard që ka ndriçim; Të caktohet një person përgjegjës për kursim të energjisë; Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ; Të ndalet ndriçimi në hapësirat e monumenteve, janë disa prej masave të tjera.
-
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të izolojnë shtëpitë para uljes së temperaturave
-
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj, importi i rrymës pritet të jetë i lartë
-
Rizvanolli thotë se po tentojnë ta mbrojnë shumicën nga rritja e çmimit të rrymës
-
Rizvanolli kërkon mosrritje të çmimit të rrymës për ata që shpenzojnë më pak se 800 kWh në muaj
-
Rizvanolli për tarifat e reja: Të shtohet edhe numri i blloqeve të konsumit