Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personat mbi 50 vjeç tani mund ta marrin dozën e katërt anti-COVID

Tashmë në Kosovë personat mbi 50 vjeç do të mund ta marrin edhe dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se miratoi këtë vendim ku hyjnë edhe personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeç, e profesionistët shëndetësorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Doza duhet të merret katër muaj në distancë kohore pas marrjes së dozës paraprake.

“Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Deri më tash, mosha më e madhe e lejuar për dozën e katërt ishte 60 vjeç.