Arbëri

Vuçiqit po i pengon prezenca e shtuar e KFOR-it në veri

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën mbrëma ka kryesuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe, meqë është edhe lider i saj dhe pas takimit ka folur për shumë tema.

Ka folur edhe për situatën në Kosovë, që ai vazhdon ta quajë të rëndë, ndërkohë që ka kritikuar misionin e KFOR-it, për siç ka thënë, bllokadat që ka vënë në veri mes fshatrave të banuara me serbë.