Arbëri

ME-ja nuk e sqaron pse ia delegoi KEK-ut kompetencat e furnizuesit publik

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Edhe pse me kontratë, përgjegjës për furnizim më rrymë është KEDS-i, Komiteti Teknik për Energji i kryesuar nga Ministria e Ekonomisë, të enjten, ia ka rekomanduar KEK-ut që të shfrytëzojë rreth 7 milionë eurot e mbetura nga subvencioni i bartur nga Qeveria për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën vendore.

KEK-u ka njoftuar se i janë deleguar detyra shtesë për të siguruar energji elektrike, siç theksohet, ‘edhe përkundër faktit se kjo përgjegjësi është e furnizuesit publik”.