Arbëri

KEDS: Nga e hëna rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

 

KEDS-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e mëngjesit të së hënës.

Sipas njoftimit nga KEDS-it, këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.