Dy serbë, rreth 23-vjeç, janë ndaluar nga Policia e Kosovës të shtunën në rrugën Zubin Potok – Bërnjak, pasi kanë pasur fanella provokuese veshur, ka mësuar KOHA.
Njëri nga të arrestuarit ka pasur të veshur një fanellë me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi” përmbi hartën e Kosovës të ngjyrosur me flamur të Serbisë.
Reagime të shumta ka pasur ditëve të fundit nga serbë në veri pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës se nga 1 gushti do të nisë të rrjedhë afati i fundit i kthimit të tabelave ilegale të veturave në targa RKS dhe që kushdo që hyn në Kosovë me dokument identifikues të shtetit të Serbisë do të pajisjet me një letër, njëjtë siç ka bërë Serbia deri tash për dokumentet e Kosovës.
-
Serbia arreston një tjetër shqiptar, pretendon se iu gjet flamuri i UÇK-së
-
Mediat serbe raportojnë edhe për një të arrestuar
-
Serbia arreston dy shtetas të Bosnjës, njëri pati mbështjellës telefoni me flamurin shqiptar
-
Ndalohet një person në Leposaviq, provokoi policët me fanellë me mbishkrime ofenduese
-
Kapen tre serbë me afishe nacionaliste e një dron në Graçanicë, hetohen për nxitje të urrejtjes