Arbëri

Gjukanoviq: “Ballkani i Hapur” i dyshimtë, çon në zhdukjen e Kosovës e Malit të Zi

 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e dyshimtë që do të çojë në fund në zhdukjen e shteteve si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia e Veriut.

Gjukanoviq në një intervistë për portalin “Autonomija”, ka thënë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të gjykohet nga votuesit, historia, por edhe gjykatat.