Arbëri

Kadolli: Bitcoini pas 100 vjetësh do të jetë një “Mona Lizë”

Granit Kadolli, njohës i tregut të kriptovalutave, ka folur mbi vlerën e kriptovalutës dhe kuptimin e saj.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV ai ka thënë se ka pak rënie këtë viti të kriptovalutës dhe tregoi për raportin Bitcoin-dollar.

“Tash këtë vit është në rënie pak për shumë faktorë, pak të panikut edhe pse kriptovaluta nuk ka të bëjë me ekonominë e sotshme, por njerëzit që e tregtojnë me para kesh në krioptomendhë dhe të kundërtën ata i nxjerrin fitimet e tyre. Është një pikë skeptike që pritet me ra. Ai është krijuar ashtu që duhet të jetë e barabartë me dollar. Bitcoini nuk bie, tërë jetën mbetet ai që e ke. Raporti me dollar ndërron, ndërron çmimi”, tha ai.

Kudolli tha se Bitcoini ka sasi të limituar dhe se përgjatë më shumë se 100 vjetëve do të shpërndahen vetëm 2 milionë Bitcoina.

“Bitcoini e ka një sasi të limituar, janë vetëm 21 milionë Bitcoina që kanë me u shpërnda ata që i kryejnë transaksionet, ata kompjuterët që e kryejnë transaksionin. Vetëm 21 milionë do të shpërndahen deri në fund të epokës së fundit diku edhe 114 vjet. 19 milionë janë shpërndarë”.

Kudolli theksoi se për të Bitcoini në një të ardhme do ta ketë vlerën e veprës “Mona Liza”,

“Bitcoini pas 100 vjete do të jetë një Mona Lizë. Piktura e Mona Lisës e ka 200 milionë dollarë vlerën, Bitcoini do ta ketë ndoshta më shumë ose më pak, por unë e quaj ashtu”.

Ai ka thënë se vlera e kriptovalutave nuk mund të bie në zero, megjithëse tha se ka përjashtime të disa monedhave digjitale.