Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.
Ajo u shpreh se kanë diskutuar për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Kosovës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Osmani tha se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euro-atlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta”, deklaroi Osmani.
Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani ka theksuar se Kosova vazhdimisht është palë konstruktive dhe se procesi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.
U diskutua edhe për përkushtimin e Kosovës për ta mbështetur popullin ukrainas, i cili po përballet me luftën e paprovokuar të Rusisë, për thellimin e marrëdhënieve miqësore me Poloninë, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euroatlantike të Kosovës, thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit nga ZPRK.
Osmani tha se llogarisin në mbështetjen e Polonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
“Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike”, ka theksuar presidentja në takim me ministrin e Jashtëm polak.
Pas presidentes, ministri Rau takoi homologen Donika Gërvallën.

Ministri polak do të takojë edhe krerët e tjerë institucionalë më pas.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministri Rau biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së. Po ashtu u shkëmbyen mendime rreth punës së legjislativit, progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë, njoftoi Zyra për Media e Kuvendit.
Konjufca ritheksoi se e ardhmja e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Të dy theksuan si çështje me rëndësi strategjike integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në mesditë, është paralajmëruar konferenca e ministrit të Jashtëm polak në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit me të cilën shënon edhe përmbylljen e vizitës në Kosovë.
