Saktësisht 333 kandidatë i janë nënshtruar testit kualifikues në procesin e rekrutimit të 22 prokurorëve në prokuroritë themelore të Kosovës të shtunën, ka njoftuar Këshilli Prokurorial.
Sipas njoftimit, testi është mbajtur në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.
KPK-ja ka thënë se pyetjet janë hartuar në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë.
Nga 333 kandidatë, gjashtë ishin prej komuniteteve joshumicë.
Pas testit kualifikues, do të organizohen edhe fazat tjera të testimeve, përfshirë testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve.
Artikuj të ngjashëm
-
330 kandidatë i nënshtrohen testit kualifikues për 21 prokurorë të shtetit
-
Vetëm 6 nga 185 kandidatët e kualifikuar për prokurorë kalojnë testin me shkrim
-
Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për prokurorë të shtetit
-
4407 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë policë, 27 nga komuniteti serb
-
Si ka rrjedhur procesi i rekrutimit të 49 gjykatësve të rinj?