Sot bëhen 32 vjet qëkur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shpallja e Deklaratës së 2 Korrikut ishte akt heroik dhe juridik, duke mos pranuar nënshtrimin ndaj shtypjes serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo u shpreh se 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës atëkohë morën guximin e madh që në rrethana të jashtëzakonshme ta çonin përpara çështjen për trajtim të barabartë të popullit shqiptar.
“Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet. Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!”, ka thënë Osmani.
Deklarata e 2 Korrikut ishte akti që do ta shënonte hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.
Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të ish-federatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.