Shtatëmbëdhjetë kadetë të diplomuar në Qendrën për Studime Universitare nga e premtja fillojnë shërbimin e tyre si oficerë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e gradimit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përmendur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, duke thënë se kjo do të arrihet në bashkëpunim me partnerët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Beteja jonë e radhës është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e këtë do ta arrijmë së bashku, bashkë me partnerët tanë dhe kështu i realizojmë idealin e dëshmorëve tanë. Armiqtë tanë shpresojnë që vendi ynë të mos ketë të rinj e të reja të bartin mbi supe barrën e atdhetarit, mirëpo përkushtimi juaj do të dëshmojë se e kanë gabim. Pra luftoni për idealet tona më të shenjta dhe lëreni këtë vend më të mirë nga se e keni trashëguar sepse kjo është detyrë e çdo brezi”, ka thënë ai.
Mehaj ka thënë se ndjehen krenarë që po e vazhdojnë rrugën e nisur nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa kadetët e diplomuar treguan se janë të gatshëm të nisin rrugëtimin si oficerë të rinj të FSK-së.
Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje dhe certifikata të diplomimit për 17 oficerët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollimin katërvjeçar në Qendrën për Studime Universitare./kp