Arbëri

Vuçiq pas vendimeve të Qeverisë për reciprocitet e targa: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ka pranuar kërkesa të reja nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Këto kërkesa, ai tha se ia ka sjell emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, që pas tri ditësh qëndrim në Kosovë, të mërkurën pasdite u nis për Beograd.

Vuçiqi këtë e lidhi me vendimet e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim dhe për mundësinë e fundit dhënë serbëve që kanë vetura me targa të Serbisë, por në emër të qyteteve të Kosovës.