Arbëri

Serbia i quan vendimet e Qeverisë së Kosovës “thirrje për konflikt të madh”

 

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “është e pafalshme” nga bashkësia ndërkombëtare se si po hesht pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që të vendosë reciprocitet për letërnjoftimet dhe që t’ua japë edhe një shans dymujor të gjithë atyrë që kanë targa të Serbisë në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i kthejnë ato në RKS.

Petkoviq ka thënë se kjo është “kërcënim për luftë”, duke iu referuar shtatorit, kur përfundon afati dymujor për kthimin e tabelave në RKS.